KOSOVË

Sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është futur në një qorrsokak dhe se sot është dita për të reflektuar.

Ai, në 24-vjetorin e Ditës së Çlirimit, deklaroi se Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!.Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Banner

Related posts

Firma shqiptare e lidh McGonagol me një tjetër ish-agjent të diskredituar

admin

Parandaluat numër të madh të viktimave civile

admin

Serbia rrezikon liberalizimin e vizave

admin

Leave a Comment