AKTUALE

Zgjedhjet në Mal të Zi, Spajiq tregon se me kë nuk do të bëjë koalicion

Pretendenti për krijimin e qeverisë në Mal të Zi nga radhët e Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq, tha se kanë arritur një rezultat të mirë në zgjedhjet parlamentare.

Ai tha se pret që qeveria të formohet sa më shpejt.

Spajiq theksoi se në zgjedhjet e parakohshme është arritur një fitore e madhe, pavarësisht “keqpërdorimit të resurseve shtetërore”, shkruan Vijesti përcjell Klankosova.tv

Kandidati për ta drejtuar qeverinë malazeze tha se subjekti me të cilin ai ka garuar do të bisedojë me të gjithë ata me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta.

Ai ishte i prerë sa i përket asaj se me kë nuk do të bëjë koalicion.

Milojko Spajiq tha se koalicion nuk do të ketë me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Milo Gjukanoviq dhe Lëvizjen Qytetare URA të kryeministrit në detyrë, Dritan Abazoviq.

Spajiq nuk iu përgjigj pyetjes për një koalicion të mundshëm me listën “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe si do të reagonte Bashkimi Evropian ndaj tij.

Ai tha se sonte është koha për të festuar dhe se mëngjesi është më i zgjuar se mbrëmja.

“Për sa më përket mua, përgjigja është e qartë, por parimet e programit janë më të rëndësishmet, le të shohim se kush dëshiron të ndihmojë programin” Evropa Tani 2″. Ne jemi këtu për të dhënë rezultate për qytetarët gjatë këtyre katër vjetëve dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson”, tha ai.

Related posts

Është bërë pagesa për bursat e nxënësve dhe studentëve si dhe subvencionimin e racionit të studentëve

admin

Ja kush emërohet kryeshef në vendkalimin kufitar Bllacë

Gjyla Halili

KOVAÇEVSKI: QEVERIA PA BDI MUND TË SHKAKTOJË DINAMIKË TË CAKTUAR POLITIKE! EDHE ASH DHE “LËVIZJA BESA” THANË SE NUK DO TË MARRIN PJESË

admin

Leave a Comment