Hapësira demokratike nuk do të kishte kuptim nëse nuk bazohet mbi një vlerë univerzale që buron nga vullneti i lirë i njerëzve për të zgjedhur përmes votës.
Sot me 11 qershor Shqiptarët edhe një herë do të dëshmojnë se janë në anën e duhur të vlerave demokratike, duke votuar masovikisht “Forumin shqiptar” që do ta bëj Malësinë një mjedis shoqërorë, ekonomik, social e kulturor më të dinjitetshëm dhe më rezistues ndaj kërcënimeve identitare që vijnë nga veprimet e ndryshme shekullore antishqiptare.
Vetëdija politike e shqiptarëve në Mal të Zi ka shkuar krahas zhvillimit të vetëdijes kombëtare dhe këtu qëndron ai pragu që ndan vullnetet e imponuara politike përmes listave që pushteti malazias i përdor për përçarjen e shqiptarëve dhe një platform politike që shqiptarët tani kanë mundësi ta menaxhojnë vet, siç është “Forumi Shqiptar”, i cili në fakt është katalizatori i vetëdësimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi .
Përveç burimeve tjera ne kemi edhe ambient të pasur me natyrë të bujshme që shumë lehtë mund të shëndrrohen në pikë referimi i destinacioneve të ardhshme turistike dhe kjo mund të arrihet nëpër mes sipërfaqësimit të shqipëtarëve në parlamentin e Malit të Zi.
Kjo është edhe arsyeja pse votuesit me 11 qershor nuk duhet të hezitojnë se për këndë do të votojnë, sepse këtë dilemë e ka zgjedhur ekipi fitues i “Forumit Shqiptar” me kuadrat më të kualifikuara dhe më të përgaditura për maratona të gjata në projektimin dhe dizajnimin e të ardhmes sonë, e cila sigurisht do të jetë më e ndritshme nëse i zgjedhim njerëzit e duhur në vende të duhura.
Është punuar shumë në komunën e Tuzit gjatë vetqeverisjes shqiptare por me sipërfaqësimin e njerzve tonë në parlamentin malazias do të dëshmojmë se dijmë dhe mundemi të punojmë edhe më mirë. Dijmë dhe mundemi të prodhojmë vlera që janë kerozinë për motorët e zhvillimit tonë afatgjatë. Ne nuk duhet të hezitojmë që të jemi të hapur ndaj prurjeve të reja, sepse vetëm në këtë mënyrë dëshmojmë se kreativiteti i të rinjëve dhe përvoja e të moshuarve kur të bëhen bashkë, mund të bëjnë mrekullira.
Ky kombinim mund të sjellë si produkt final një realitet krejt të ri social, ekonomik, kulturor, për çka kanë nevojë shumë njerëzit tanë.
Ju ftoj që masovikisht sot ta kuptoni si këmbanë kushtrimi, sepse fati i ardhmërisë sonë është në duart tona. Duke votuar ekipin e ”Forumit shqiptar”, ju ia jepni vetvetes dhe fëmijëve tuaj shansin për të jetuar më dinjitetshëm, në një kohë kur furtunat gjeopolitike po mundohen të na nxjerrin nga orientimi ynë euro-atlantik….. Por, shqiptarët kanë dëshmuar historikisht se në ADN-në e tyre kulturore e kanë të injektuar kodin civilizues oksidental dhe si të tillë shqiptarët edhe në të ardhmen do të zhvillojnë beteja civilizuese për më shumë europianizëm në mjedisin tonë.
Zoti ju bekoftë….