AKTUALE

Tetovë, BDI-ja mbledh kryesinë e partisë

BDI-ja po mban mbledhje të Kryesisë Qendrore në selinë e partisë në Tetovë. Sipas zëdhënësit të kësaj partie Bujar Osmani, mbledhja vjen pas takimit që kryeministri Dimitar Kovaçevski pati me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Në këtë mbledhje tha Osmani diskutohet për zhvillimet e fundit politike, situatën me ndryshimet kushtetuese dhe ofertat e pushtetit për VMRO-DPMNE-në që të përfshihet në Qeverinë e zgjeruar pa BDI-në brenda saj. Nga mbledhja e thirrur në Tetovë, nuk dihet nëse do të ketë një epilog nga i cili BDI-ja do të përfundon vullnetarisht në opozitë, apo do të forcon qëndrimet ndaj ndryshimeve kushtetuese para formimit të Qeverisë së zgjeruar dhe fatin e kryeministrit shqiptar në këtë situatë.

Banner

Related posts

VLEN është në test rezultatet dalin në zgjedhjet lokale, populli vlerëson populli gozhdon!

Gjyla Halili

Donacioni serb prej 800 mijë eurove vazhdon të lulëzojë në Tetovë, Kasami dhe Mickovski inspektojnë punimet

Gjyla Halili

LD themelon komisionin komunal zgjedhorë në Kërçovë

Gjyla Halili

Leave a Comment