AKTUALE

Sondazhet favorizojnë partinë e presidentit Milatoviq, roli Abazoviqit pritet të jetë vendimtar

Ditën e djeshme u mbyll fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të së dielës në Malin e Zi dhe sot vendi ndodhet zyrtarisht në heshtje zgjedhore.

Partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit, “Forumi Shqiptar”, “Aleanca për Shqiptarët” dhe “Unioni Shqiptar”.

Gjithsej janë 15 parti politike, koalicione dhe aleanca që konkurrojnë për 81 vende në parlamentin e Malit të Zi

Roli i shqiptarëve mund të jetë vendimtar, pasi “Partia Europa” e presidentit aktual Jakov Milatoviç pritet të marrë 2/3-at e votave, ndërsa do të jetë koalicioni i kryeministrit aktual, Dritan Abazoviq dhe pakicat, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët që pritet të mbledhin 10% të votave në nivel shtetëror, raporton Euronews.al.

Sipas sondazheve në prag të zgjedhjeve të së dielës, 7 deputetë do dalin nga radhët e pakicave kombëtare që mund të jenë vendimtarë që të arrihet numri prej 41 deputetësh nga 80 gjithsej, që është numri minimal për qeverisjen e re në Malin e Zi.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë 542.468 qytetarë. Qendrat e votimit do të hapen nesër nga ora 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Mali i Zi luan rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, është faktor i rëndësishëm për NATO-n, pasi i ofron kontroll të plotë të bregut të Adriatikut. Përtej kësaj, ka statusin e vendit më të suksesshëm në rajon sa i përket procesit integrues në BE.

Mali i Zi e ka rreth një të tretën e banorëve që deklarohen si serbë. Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe e kanë ndarë prej kohësh këtë vend në dy kampe – njërin që kërkon lidhje të ngushta midis shtetit dhe Kishës, dhe tjetrin që mbron një distancë me Kishën, duke pretenduar se Kisha personifikon ndikimin e vazhdueshëm të Serbisë.

Nga viti 2020, kur është rrëzuar qeverisja e Gjukanoviqit, janë rrëzuar edhe dy qeveri të tjera në Mal të Zi, për shkak të konflikteve të brendshme. Aktualisht, në detyrë është një qeveri teknike, me në krye Dritan Abazoviçin, i cili po ashtu ka qenë pjesë e Qeverisë së Krivokapiqit

Related posts

Thaçi : Bujari më 24 Prill do të ua bëjë havanë fakafak

Gjyla Halili

Seanca e 106 e Kuvendit, do të debatohet për këto propozim/ligje

admin

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

admin

Leave a Comment