BOTA

I lumi Ai komb që ka njerëz që shkrijne pasurinë e vet për të mirën e Tij

Nga : Fikret Lulanaj

Kesaj radhe, Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj dhuron 40.000 euro për VENDIN E LINDJES

Epokat, motmotet, historitë, liria, e një vendi shkruhen sipas veprimeve dhe veprave të bijave dhe bijve më të dalluar të një vendi apo krahine. Ndonjëherë spikat ndonjë personalitet i cili i tejkalon kufinjtë lokal dhe gezon me veprat e veta mbarë kombin.
Në kohën Tonë, një malsor afro 70 vjeçar, i mërguar tash rreth 50 vite në Amerikë veçohet si bamirësi më i madh i cili gëzon me shpirtin e vet fisnik shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Amerikë e posaçerishte Malësine e Malsorët.
Humanizmi i Tij, sofrat e shtruera të bashkimit të shtruera nga Ai, lumturia që siell per femijet, nxënësit, lehtesimi i vuajtjeve për familje në nevojë materjale, sponzorizimi i aktiviteteve kultuore, historike, atdhetare, patriotike, ndihma, nxënësit, studentëve, njerëzve me nevoja të posaçme, qendrave fetare shqiptare janë bërë sinonim i shpirtit human të Mark Nikoll Pjetrushi Lulgjuraj….
Marku, gezon dhe lumturon shpirtin e vet bujar, duke siedhur qeshjen femijevë, duke siedhur shpresën atyre që kanë nevojë, duke nderuar heronjte Tonë kombtar, duke përkrahur aktivitetet kulturore, arsimore gjuhësore në vendin më të shenjtë për Të, në vendin e shqiponjave.
Emrin e Markut me nder e respekt në shenje mirnjohjeje e përmendin fëmijët, nxënësit, familjet, intelektualët, aktivistat kombtar, prijësat fetar.
Marku me humanizmin e vet u bë sinonim i humanizmit gjithkund ku ka nevojë shpirti shqiptar, djersa e Tij dhe familjes se Tij bashkon Malsinë dhe kombin.
Skaliti emrin e vet, për tu kujtuar dhe për tna mësuar se si duhet vendi i lindjes dhe populli i vet, në Parkun e Selishtit të cilin e ndërtojë dhe ja dhuroj Malësisë si vend ku bashkohet Malesia pa dallim besimi, krahine apo bajraku.
Kësaj radhe Marku finacon zgjerimin dhe rregullim e rrugës nga Kisha e Grudës deri në Selishtë në vlere prej 40.000 eurosh.
Veprat dhe bamirësia e Markut do të mbesin udhërrefim për gjeneratat e reja se si duhet vendlindja, atdheu dhe kombi.

Related posts

NATO: S’ka rrezik që Rumania të futet në luftë me Rusinë

admin

Mark Gjonaj fton komunitetin shqiptaro-amerikan në festën e madhe të panairit të Rrugës Gjergj Kastrioti Skenderbeu më 19 Maj në New York

Gjyla Halili

Protestuesit në Izrael bllokojnë autostradat dhe stacionet e trenave

admin

Leave a Comment