SHQIPËRI

Shkoi për të fjetur gjumë, por nuk u zgjua më, ndërron jetë 18- vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Banner

Më 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Pistoia të Italisë. Bëhet fjalë për Daniel Reçin, i cili ndërroi jetë në shtrat, por nuk dihen ende shkaqet e plota.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe karabinierët, por nuk mund të bënin asgjë. Trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Daniel Reçi e kishte lënë atdheun për një të ardhme më të mirë. Ai kishte shkuar në Itali majin e vitit të kaluar kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve.

Pasi kishte mbushur moshën madhore në tetor të 2022-shit, atij iu bashkuan anëtarët e tjerë të familjes. Për këtë arsye prej dhjetorit jetonte në një shtëpi në Pistoia bashkë me mamanë dhe vëllanë e vogël.

Banner

Related posts

Ura që lidh Shqipërinë me Malin e Zi/ Abazoviç: Shqipëria shpenzoi për projektin për ndërtimin

admin

Zbulohet kush “porositi” vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, ja si mbahej nën vëzhgim viktima

admin

Orë vendimtare, zbardhen lëvizjet e fundit të SPAK për videoskandalin e Safet Gjicit

admin

Leave a Comment