KOSOVË

Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të presidentes dhe kryeministrit

Kryetari i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj, thotë se vetëm të koordinuar me Amerikën dhe Bashkimin Evropian mund të fitohet beteja finale me Serbinë. Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani që të rreshtohen sipas tij, me aleatët dhe të  mbyllet njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë.

I pari i AAK-së tha se mospranimi i sugjerimeve mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën.

“Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes. Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot. Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin. Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë”, shkroi ai.

Ish-kryeministi i Kosovës thotë se kjo është thirrja e fundit për drejtuesit e vendit.

“Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces”, shtoi ai.

Banner

Related posts

Gjakovari ia publikoi ish të dashurës fotot me ‘përmbajtje erotike’

admin

Shtëpia ku vdiqën dy persona nga vërshimet në Pejë s’ka leje

admin

Një tërmet i fuqishëm godet jugperëndimin e Turqisë

admin

Leave a Comment