KOSOVË

Prapa protestuesve kishte grupe kriminale

Zëdhënësi i shtabit të KFOR-it në Kosovë, kolonel Andrea Gallieni, ka folur për zhvillimet e fundit në veri duke theksuar se nuk kanë afat se sa do të qëndrojnë në komunat veriore. Sipas tij, derisa të ketë situatë të tillë në veri, do të jenë të pranishëm trupat e KFOR-it. Në një konferencë për media, i pyetur nëse KFOR-i do të marrë nën kontroll veriun ai ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka theksuar se më 29 maj ushtarët e KFOR-it janë përfshirë në një protestë dhunshme, sipas tij, ishte e qartë se aty kishte grupe kriminale që tentonin t’i sulmonin trupat paqeruajtëse.

 “KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës dhe më 29 maj u shfaq një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në një protestë të dhunshme. Gjatë protestës, shumë ushtarë të KFOR-it u plagosën nga gurët, mjetet shpërthyese të improvizuara dhe armë. Ishte e qartë se ku njerëzit përpiqeshin të manifestoheshin dhe të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, tha Andrea Gallieni .

Banner

Related posts

SHBA kërkon lirim pa kushte të zyrtarëve policorë të Kosovës

admin

Dy gra janë dëshmitare? Mediat greke me informacione të reja rreth vrasjes së Orhan Bajramit-Oki

admin

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikim të mirë në gjithë rajonin

admin

Leave a Comment