KOSOVË

Eksplodim në Mitrovicë, dëmtohen tri objekte

Në sheshin “Adem Jashari” të Mitrovicës së Veriut ka ndodhur një shpërthim në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani.

Këtë për RTV21 e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi  janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Rasti tani është në procedurë hetimore nga Policia e Kosovës. /21Media

The post Eksplodim në Mitrovicë, dëmtohen tri objekte first appeared on TV21.

Banner

Related posts

Partia e Vulinit me rezolutë për anëtarësimin e Serbisë në BRICS

admin

Vazhdon përpjekja jonë për t’i normalizuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

admin

M’ka marrë malli të luaj me rregulla të sportit, politika lojë pa rregulla

admin

Leave a Comment