SPORT

Van Basten i dërgon letër FIFA-s

Marco Van Basten flet gjithmonë qartë. Dhe kjo herë nuk do të jetë përjashtim. Ish-sulmuesi legjendar holandez ka folur për futbollin aktual në ‘AD’, ku sqaron se i ka dërguar një letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në të cilën i kërkon të marrë masa që tani kundër sjelljes së keqe të lojtarëve dhe trajnerëve ndaj gjyqtarëve.

Dhe ai dha si shembull atë që ndodhi në finalen e Europa League, përveç asaj që ndodhi edhe në Ligën e Konferencave. Van Bastenit i vjen keq që asgjë nuk ka ndryshuar nga viti 2016, kur ai vetë ishte në FIFA (prej nga u largua dy vite më vonë) deri më sot.

“Futbolli është në gjendje më të keqe se sa ishte pesë vite më parë për shkak të mungesës së ndryshimeve, kështu që unë jap alarmin”, – potencon “Mjellma e Utrecht”.

Në letrën e tij, Van Basten propozon masa për ndryshimin e situatës aktuale.

Ai sugjeron që vetëm kapiteni të flasë me arbitrin gjatë ndeshjeve.

Lojtarët e tjerë duhet të mbajnë distancën e tyre, përveç nëse një gjyqtar thërret dikë. “Nëse një lojtar nuk e respekton këtë, duhet të marrë menjëherë një karton të verdhë”, – shpjegon legjenda holandeze.

Van Basten beson se “kjo duhet të zbatohet edhe për trajnerët dhe lojtarët zëvendësues (të stolit)”. Masa e tij e dytë është futja e kohës efektive të lojës:

“Në Botërorin e Katarit u shtua më shumë kohë, por kjo nuk është efektive nëse vazhdoni me përkeqësimin e lojës dhe ndërprerjet. Nuk ka më fjalë apo kohë për të humbur, është koha për të vepruar, për të bërë diçka”.

/BotaSot/

Related posts

Nga Milani te Monza, sukseset e Berlusconit që revolucionarizoi futbollin

admin

Kryetari i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli, dhe Sekretari, Gerti Shima, vizituan Sigal Prishtina

admin

Hamza Ramani rikthehet në Çair

admin

Leave a Comment