SPORT

Endrick më mirë se Ronaldo Nazario dhe Neymar

Pas dy ndeshjes radhazi pa luajtur, Endrick pati sërish mundësinë kundër Barcelona de Guayaquil në fazën e grupeve të Libertadores. Sulmuesi brazilian u aktivizua në minutën e 38-të të pjesës së dytë.

Kur gjithçka tregonte se ai sërish nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të shënuar, ai e bëri këtë duke shënuar golin e parë në kompeticion dhe të kartëtin për ekipin e tij.

Pas një goditje dënimi nga Vega, Flaco Lopez godet shtyllën e më pas topi kthehet te Endrick i cili gjendet gjithmonë aty ku duhet.

Lojtari i cili është në pronësi të Real Madrid, bëhet lojtari i pestë më i ri që shënon në kompeticionin më të lartë të Amerikës së Jugut, në moshën 16 vjeç e 322 ditë. Me këtë rekord, Endrick lë pas lojtarë si Neymar, Vinicius, Rodrygo apo Ronaldo Nazario.

/BotaSot/

Related posts

Kosova barazon me Holandën, i ikën nga dora kualifikimi

admin

Onana konfirmon rikthimin te Kameruni

admin

Liga “Gjergj Kastrioti: Skënderbeu e fiton finalen ndaj Skenderajt

admin

Leave a Comment