SPORT

West Ham kopjon Romën – Kreu

Banner

West Ham do të sfidojë Fiorentinën në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në “Fortuna Arena” të Pragës, Çeki.

Finalja e edicionit të dytë të kompeticionit të organizuar nga UEFA, do të transmetohet në SuperSport 2 (21:00).

Shumë tifozët anglezë kanë udhëtuar drejt Çekisë për të mbështetur skuadrën e zemrës, pavarësisht se një pjesë e madhe e tyre nuk kanë siguruar bileta.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit ishullor kanë marrë të gjithë masat dhe janë përgatitur për fitore dhe festë.

West Ham tashmë e ka gati autobusin e hapur që do të shoqërojë lojtarët dhe stafin teknik në paradën e zakonshme. Në rast triumfi ndaj skuadrës nga Firence.

Por, më parë duhet arritur fitorja në fushën e blertë ndaj italianëve. Njësoj vepruan edhe te Roma duke përgatitur autobusin e kampionëve.

Por, në fund pati lot dhe zhgënjim, pasi trofeu i Europa League u fitua nga Sevilla dhe u nis drejt Andaluzisë për herë të shtatë në histori.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Nga Milani te Monza, sukseset e Berlusconit që revolucionarizoi futbollin

admin

Tifozi që sulmoi portierin e Sevillas dënohet me burg

admin

Futbollisti rumun me pritshmëri të mëdha: I duam gjashtë pikë ndaj Kosovës e Zvicrës

admin

Leave a Comment