Ismet SYLEJMANI
Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli ynë,por nuk janë të paktë ata të cilët janë mbytur në torturë ose kanë vdekur si rezultat i sëmundjeve që kanë marrë nga torturat vdekjeprurëse ose kushtet antinjerëzore që kanë qëndruar,nëpër qelitë e ftohta dhe të mykura!
Populli ynë kurdoherë që do të dëshironte të përkulej përpara kontributit kolosal të të burgosurit politik shqiptar,deri sot nuk ka pasur një vend të caktuar!
Prandaj për të përkujtuar, për t’u përkulur me respekt përpara kujtimit të shtatorës gjigante të të burgosurit politik shqiptar që do ti ngjante: HAZBI LIKËS, propozoj që në kopshtin fontana përballë konvikteve të studentëve në Prishtinë,të emrohet tani e tutje sheshi i të burgosurit politik shqiptarë dhe aty të ngritet shtatorja madhështore e të burgosurit politik shqiptar, të lidhur këmbë e duar me pranga e zingjirë por krenar e sypatrembur për misionin e madh që ka përfaqësuar nëpër zyrat e UDB-së nëpër tortura, në gjyqe dhe burgje anë e kënd ish-jugosllavisë!