AKTUALE

Ahmeti: Ndryshimeve kushtetuese duhet t’i paraprijë pajtimi i partive politike

Banner

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur optimist sa i përket procesit eurointegrues të vendit, por duke mos harruar faktin se për këtë, vendi duhet fillimisht t’i miratojë ndryshimet kushtetuese.

Ai, siç njofton KlanM, tha se ndryshimeve kushtetuese, duhet t’i paraprijë një pajtim në mes të gjitha subjekteve politike që kanë përgjegjësi mbi fatet e shtetit.

“Unë mendoj se mund të arrihet një pajtim i tillë, t’i vendosim të gjithë përpara interesat e shtetit, ardhmërinë e gjeneratave, sepse pikërisht janë momente vendimtare dhe historike për vendin tonë, t’i lëmë anash interesat ditore politike“, tha Ali Ahmeti.

Sipas ish ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, siç përcjell KlanM, e cila ishte zëvendëskryeministre për çështje evropiane kur shteti mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Unioni për momentin është i interesuar që të mbrojë kontinentin evropian dhe e sheh përshpejtimin e zgjerimit si investim të sigurisë.

“Kur shtete të mëdha bëjnë gabime strategjike, ai është gabim dhe ka çmim, por kur shtete të vogla bëjnë gabime, ajo është katastrofë. Të gjitha analizat tregojnë se këtë vit na pret një verë shumë e vështirë. Në skenarin më të mirë, hyjmë në periudhë të vazhduar të rivalitetit gjeopolitik. Duhet ta dimë ku jemi”, tha Radmila Shekerinska.

Ndërkaq, analisti politik, Petar Arsovski, siç njofton KlanM, tha se, vendi ndodhet sërish para një situate bardhë e zi dhe duhet të punohet në mënyrë shtesë posaçërisht tek maqedonasit etnik që vendi të orientohet drejt BE-së.

“Ndryshimet kushtetuese janë detyrim i ndërmarrë me marrëveshje që veç më e kemi miratuar, ndërsa ajo është korniza negociuese, mënyra e vetme që t’i shmangemi atij detyrimi është që të ndryshojmë marrëveshjen origjinale, ndërsa ajo është korniza negociuese, nëse i ndërpresim negociatat”, tha Petar Arsovski.

Këto konstatime u bënë gjatë panel debatit të organizuar me rastin e 21 vjetorit të BDI-së, me temë “Fronti evropian”.

Banner

Related posts

75 vjet NATO/ Petrovska: NATO garantuese e pavarësisë dhe sovranitetit të RMV-së

Gjyla Halili

Moti me vranësira dhe erë të dobët, temperatura deri në 15 gradë

Gjyla Halili

Ademi: Më 8 maj Fronti Europian me fitore bindëse, vullneti i qytetarëve për referendum është më unifikues se kurrë!

Gjyla Halili

Leave a Comment