KOSOVË

Escobar i jep kohë Kurtit deri të premten

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar tha se i kanë dhënë kohë deri të premten kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleskandër Vuçiq që t’u përgjigjen kërkesave të tyre.

“Kurti dhe Vuciq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, “njoftoi Escobar.

Sipas tij, nëse Kurti nuk i pranon këto tri kushte, atëherë i bie që ai nuk dëshiron bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në dhe siç deklaroi ai kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

Ai përsëriti qëndrimet se SHBA mbetet partneri më i madh i Kosovës.

“Më duhet ta përsëris se raporti i Kosovës me Amerikën është raport mes popujve. Dhe ky është raport i fortë. Ne do të vazhdojmë të jemi partneri më i madh…”, tha Escobar./21Media

Banner

Related posts

Gazetari i RTV21, Burim Zariqi sulmohet me grusht në Zveçan

admin

Askush s’mund ta kërcënojë Ballkanin

admin

Petkoviq: Kurti ka urrejtje patologjike ndaj marrëveshjeve me Serbinë

admin

Leave a Comment