AKTUALE

Mbledhja me ambasadorët e vendeve të BE-së/ Grubi: Të bëhemi gjithë bashkë pjesë e “Frontit europian”

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Integrimi në Bashkimin Europian nuk ka alternativë tjetër andaj dhe ftoj të gjithë shoqërinë, partitë politike, mediat, shoqërinë civile, opinionbërësit që të bëhen pjesë e frontit europian, ka shkruar mes tjerash Grubi pas takimit.

I ftuar nga misioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut dhe ambasadori David Geer, sot mora pjesë në mbledhjen e rregullt të të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Sfidat e integrimit europian të vendit tone, si domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, realizimi i reformave, sundimi i ligjit, kohezioni shoqëror dhe përkrahja e vendeve të Bashkimit Europian për rrumbullakësimin e këtyre proceseve të rëndësishme ishin temat e sotme të diskutimit.

Integrimi në Bashkimin Europian nuk ka alternativë tjetër andaj dhe ftoj të gjithë shoqërinë, partitë politike, mediat, shoqërinë civile, opinionbërësit që të bëhen pjesë e frontit europian.

Banner

Related posts

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Gjyla Halili

“Znam”: Do të jemi korrektues të pushtetit dhe opozitës së ardhshme!

Gjyla Halili

Mexhiti në Çair dhe Gazi Babë: Fryma e ndryshimit ndjehet në çdo rrugë

Gjyla Halili

Leave a Comment