SHOWBIZ

Rëndësi e ngrënjës së mëngjesit në procesin e rënies në peshë

A e gjeni shpesh veten duke e evituar mëngjesin? Mund të keni disa arsye për ta bërë këtë, duke filluar nga mos të qenit të uritur, e deri te të qenit preferues të agjërimit.

Po ashtu disa vendosin të heqin dorë nga mëngjesi në tentim për të humbur disa kilogramë të padëshiruar, shkruan “The Sun”.

Mirëpo, Jess Hillard, nutriciste sportive te Warrior, thotë se mëngjesi është “vakti më i rëndësishëm i ditës” dhe ka një arsye për këtë.

“Të hash mëngjes, nënkupton t’i japësh fund agjërimit që ndodhi gjatë natës. Trupi nuk ka konsumuar ushqim për shumë orë dhe nëse hani mëngjes atëherë i lejon trupit të zgjohet sërish, të rimbushet me energji dhe të lejon të vazhdoni aktivitetet tuaja gjatë ditës”, thotë Hillard.

Ajo tregon se mëngjesi përmban 25 për qind të substancave ushqyese që i konsumojmë gjatë ditës.

“Nëse nuk hani mëngjes, atëherë dështoni të merrni një sasi të rëndësishme të vitaminave e mineraleve në pjesën e parë të ditës”, thotë Hillard.

Për gratë në veçanti, heqja dorë nga mëngjesi, mund të jetë përcaktuese në synimet për të humbur peshë.

Jess Hillard thotë se është zakonisht më mirë që të hani mëngjes maksimalisht deri në një orë pasi zgjoheni nga gjumi, pasi kjo ndalon rritjen e sheqerit në gjak më vonë gjatë ditës.

“Rritja e sheqerit në gjak mund të vë në presion të padëshirueshëm trupin dhe të çojë te zgjedhje jo të mira ushqimore”, shpjegon ajo.

Ju duhet më tepër që të bindeni pse duhet të hani mëngjes? Ja pse vakti i mëngjesit mund të ju ndihmojë të humbni peshë…

Mëngjesi mund t’ju ndalojë që të ndjeni nevojën për të ngrënë më vonë

“Nëse nuk hani mëngjes, atëherë trupi i juaj prodhon më shumë hormonin e urisë, të njohur si ghrelin”,thotë nutricistja Jess Hillard. “Kjo mund të rezultojë në vuajtje nga uria dhe ato tingujt në bark që askush s’do t’i dëshironte”.

Kalimi i vaktit të mëngjesit po ashtu mund të zvogëlojë sasinë e hormonit të njohur si leptinë, e që është hormon që ul oreksin.

“Kjo do të thotë se kur më në fund do t’i afroheni ushqimit, atëherë nuk do të ndiheni të ngopur dhe ka shumë gjasa se do të hani ushqim pa kontroll”, thotë Jess Hillard.

E po ashtu ushqimet që zgjedhim zakonisht kur jemitë uritur janë me shumë kalori, me sheqer dhe shumë yndyrë.

Mendoni për çokollatën, patatet e skuqura, ëmbëlsirat dhe ushqimet tjera të përpunuara; nuk janë ideale që të arrini synimin që ia keni vënë vetes për të humbur peshë!

Problemet me sheqerin në gjak

Jess Hillarde thotë se ndjenja e të qenit të uritur mund të çojë te rritja e shqerit në gjak pas drekës dhe darkës.

“Kjo pasi sheqeri në gjak është më i vështirë të kontrollohet gjatë ditës nëse rritet, kështu që nëse trupi i juaj nuk e merr rregullisht furnizimin me energji që i duhet gjatë ditës, atëherë do të çojë te rritja e sheqerit”, thotë Hillard.

Rritja e vazhdueshme e sheqerit në gjak mund të çojë në prishje të disponimit, ankth, mungesë gjumi dhe luajtje të paqëndrueshme humori.

Pos kësaj, kjo mund të jetë e dëmshme edhe për humbje peshe.

“Duhet përmendur se anashkalimi i vakteve, veçanërisht mëngjesit, do të përdorë shumë nga hormoni i juaj progesteron për të krijuar kortizolin, një hormon stresi. Kjo rezulton në një dominim të hormonit estrogjen dhe mund të paraqesë simptoma të ndryshme, si nervozizëm, fryrje, dhimbje koke, ndjeshmëri të gjinjve dhe një cikël të parregullt”, thotë Jess Hillard.

Heqja dorë nga mëngjesi mund të shkaktojë rrëmujë hormonale

“Studime të ndryshme kanë treguar se agjërimi potencialisht mund të ketë ndikim negativ në hormonet riprodhuese të grave. Është treguar se agjërimi mund të zvogëlojë efikasitetin e funksionit të vezoreve dhe në disa mund të zvogëlojë cilësinë e prodhimit të vezëve”, thotë nutricistja Jess Hillard.

Ajo thotë se agjërimi mund të shkaktojë tronditje të konsiderueshme në trup dhe mund të çojë në çrregullime në ciklin menstrual.

“Kjo pasi që asgjërimi mund të zvogëlojë prodhimin e hormoneve riprodhuese që rregullojnë ciklin tuaj menstrual”, thotë Jess. “Në të njëjtën kohë, agjërimi mund të ndikojë të keni një tiroide joaktive dhe të ngadalësojë lirimin e hormoneve të tiroides, të cilat përsëri, mund të krijojnë probleme me fertilitetin”.

Zgjedhje të shëndetshme mëngjesi për të mbështetur humbjen e peshës

“Ka një mori opsionesh mëngjesi që mund t’u përshtaten nevojave të ndryshme, qoftë që mund t’u përshtaten nevojave të ndryshme”, thotë Jess Hillard.

Tërshëra është një opsion i shkëlqyeshëm që mund të shërbehet në mënyra të ndryshme.

Provoni ta ngrohni me qumësht dhe pluhur proteinash për të bërë një qull proteinik mbushës dhe sipër saj shtoni fruta apo kos.

Apo bëni tërshërën gjatë natës, duke përzier kosin dhe farat ‘chia’, duke e lënë në frigorifer gjatë natës dhe më pas e përzini me një grusht të vogël arra dhe me fruta të thata.

“Nëse jeni një person që preferoni shijet, atëherë vezët janë një opsion i shkëlqyer”, thotë Jess. “Përzini vezët me speca të kuq të prerë dhe me spinaq. Ose nëse keni më shumë kohë, vezët e ziera me pak spinaq dhe me avokado në një bukë të thekur integrale është një mëngjes i mrekullueshëm”.

Related posts

E pranoi para vdekjes, Pele kishte një vajzë jashtë martese dhe e përfshiu në testament

admin

Sa fiton Dua Lipa për një postim në Instagram? Jo më pak se …

admin

Obeziteti mund të çojë në osifikimin e qafës së mitrës: Ja çfarë mund të bëni për ta shmangur atë

admin

Leave a Comment