SHOWBIZ

Shqetësimet e shpinës, gabimet që bëni çdo ditë

Problemet e shpinës janë ndër më zakonshmet që prekin secilin prej nesh. Ato bëhen deri edhe të padurueshme ndërsa shkaktojnë vështirësi të mëdha në lëvizje dhe aktivitetin e përditshëm.

Por ajo që ne nuk dimë është se pa dashje jemi vet ne shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të shpinës.

Sipas ekspertëve, shpina në dukje e fortë, është shumë e brishtë sepse mund të bëhet e paqëndrueshme dhe të dëmtohet nga një sërë faktorësh dhe aktivitetesh të ndryshme në dukje të padëmshme.

Shpina ka përgjegjësi të madhe në organizëm. Ajo është përgjegjësi për mbajtjen e peshës trupore dhe qëndrimin e drejtë.

Për më tepër ajo luan një rol të rëndësishëm në sistemin qendror nervor.

Kur shpina vuan, i gjithë organizmi përjeton dhimbje, mpirje dhe kontraktime.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga gabimet që bëjmë çdo ditë duke shkaktuar dhimbjen e shpinës.

Mbajtja e çantave të rënda

Është një zakon i përditshëm sidomos i grave, përfshirë edhe ato shqiptare. Çantat e shpinës, të dorës, ose të pazarit që mbahen mbi njërin sup nuk garantojnë një shpërndarje të drejtë të peshës në trup.

Shpina anon në njërën anë dhe nëse e përsërisni këtë gjë, do të vuani nga dhimbjet e qafës dhe dëmtimet e shtyllës kurrizore.

Përpiquni të mos mbani pesha të rënda.

Përpiquni të mbani çantat në pjesën qendrore të trupit dhe të garantoni një shpërndarje të drejtë të peshës.

Nëse keni më shumë se një çantë, përdorni të dy duart.

Nëse përdorni valixhe, përdorni nga ato me rrota ose mbajeni në qendër të gravitetit të trupit.

Lëvizjet e gabuara

Nëse lëvizni qafën drejt ekranit të telefonit apo poshtë e lart ndërsa lexoni një mesazh apo luani një lojë, pasojat i vuan shpina.

Lëvizjet e tepërta të qafës ushtrojnë shumë presion në shtyllën kurrizore.

Një studim arriti në konkluzionin se sa herë që anoni qafën në drejtim të ekranit të telefonit ose përmbajtjes së tij, qafa mundohet njësoj sikur të jetë duke mbajtur 27 kg në peshë.

Nëse kaloni orë të tëra duke anuar qafën lart e poshtë, majtas e djathtas do të përballeni me një degjenerim të disqeve të shtyllës kurrizore dhe dëmtin të indeve në shpinë.

Qafa ka nevojë për pushim dhe shtendosje.

Mbajeni telefonin në një drejtim me sytë dhe mos e lëvizni qafën sa herë që lëvizni telefonin.

E fjetura përmbys

Dhimbjet e shpinës mund të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i të fjeturës përmbys. Edhe ky një zakon që i prek të gjithë.

Një gjë e tillë ushtron shumë presion në harkun e shpinës dhe në qafë.

Ngritja e peshave

Në ngritjen e peshave duhen përdorur këmbët dhe jo mesi apo shpina.

Kur jeni duke ngritur një objekt me synimin për ta mbajtur mbi supe, mos bëni lëvizje të shpejta të trupit sepse mund të shkaktoni dëme të disqeve kurrizore.

Më mirë thërrisni dikë t’ju ndihmojë se sa të rrezikoni të vetëm.

Punët e shtëpisë

Fshirja, larja, e punë të tjera të shtëpisë janë një formë e mirë e aktivitetit fizik, por çdo proces kërkon një pozicion të mirë trupi.

Kur lani pjata, përpiquni të ngrini njërën këmbë ose të ngrini gjurin në një karrige që të mbani shpinën drejt.

Biçikleta

Çiklizmi është një aktivitet shumë i mirë fizik, por biçikleta mund të përkeqësojë shtyllën kurrizore dhe të shkaktojë dhimbje të qafës ose mesit.

Mos harroni se biçikleta duhet të përshtatet me ju dhe jo anasjelltas.

Kujdesuni për pozicionin e qëndrimit dhe mbrojeni shtyllën kurrizore.

Related posts

Sezoni 6 i “The Crown” do të përfshijë takimin e Princit William me Kate Middleton

admin

Nëse doni të jetoni më gjatë dhe më të shëndetshëm flini në këtë mënyrë

admin

Versioni i ri Dani Alvesit: Me gjeti në tualet dhe m’u hodh përsipër…

admin

Leave a Comment