Njëri nga futbollistët më karizmatik në futbollin modern i dha fund karrierës aktive.
Por Zlatan Ibrahimoviq ka lënë pas vetes trashëgimi dhe rekorde që do të mbesin gjatë në mendje.
Suedezi dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët e vetëm që kanë shënuar gol në çdo minutë të ndeshjes futbollistike.
41 vjeçari pensionohet si fitues i plotë 34 trofeve dhe 570 golave të shënuar prej tyre 500 në nivel ekipesh.
Në Serie A emri i tij është vendosur si shënuesi me i vjetër me 41 vjet e 166 ditë duke e lënë pas vetes Alessandro Costacurtan.
Që kur është paraqitur për herë të parë në kampionatin italian në sezonin 2004/2005 e deri më tani ai është futbollisti i huaj që ka shënuar më së shumti gol gjithsej 156.
Ibrahimoviq në sezonin 2012/2013 vuri rekord në Ligën e Kampionëve sa i përket asistime pasi i kishte bërë 7 sosh me Paris Saint Germain.
Në këtë garë ai e mban edhe rekordin duke përfaqësuar më shumti ekipe gjithsej 7: Ajax, Juventus, Inter Milan, Barcelona, AC Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.
Me secilën prej këtyre klubeve, Ibrahimoviq e ka fituar të paktën një trofe.
Megjithatë ai e përfundoi karrierën duke e mos e fituar Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.
/BotaSot/