SPORT

Kolo Muani preferon Unitedin para PSG-së?

Ylli i Eintracht Frankfurtit, Randal Kolo Muani, ka nënkuptuar që do ta zgjidhte Manchester Unitedin para Paris Saint-Germainit këtë verë.

Ai është përmendur si njëri prej top caqeve të Djajve të Kuq që janë në kërkim të një qendërsulmuesi.

“Është lajkatuese që PSG-ja të interesohet në ty, sikurse të gjitha klubet e mëdha. Nuk ka të bëjë vetëm që vjen nga rajoni i Parisit dhe rritesh atje që ti automatikisht të luash për PSG-në”, ka thënë ai për Canal Football Club.

“Sinqerisht, kush nuk do të ëndërronte të luante në Premier Ligë? Është njëra prej ligave më të mira që ekziston. Ju ëndërroni për të. Këto janë ëndrra të fëmijërisë. Mirëpo nuk po kërkoj një klub që është i përsosur apo më i miri në botë”.

“Realisht po kërkoj një klub që do të ma japë mundësinë që ta shpreh veten dhe të fitojë minutazh dhe më e rëndësishmja, të më lejojë të rritem”.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Dortmund – Chelsea, përfundon pjesa e parë

admin

Bate Borisov kërkon fitoren ndaj Partizanit

admin

Gjysmëfinalet e zjarrta në ‘Play-Off’ të Superligës së Kosovës

admin

Leave a Comment