Këngëtarja Dua Lipa iu bashkua grupit të lexueseve në burgun HMP Downview në Surrey të Britanisë së Madhe. Kjo vizitë u bë me ftesë nga Bookeer Prize Foundation dhe National Literacy Trust të cilat përkrahin të burgosurit, këtë me qëllim të forcimit të aftësimit të tyre përmes leximit.
Me këtë rast, Dua Lipa iu bashkua të burgosurave në bisedë, ku biseduan për librin, se si ai u ndihmon në lidhjen e shoqërisë dhe komunitetit, dhe në përgatitjen për jetën jashtë burgut.
Books Unlocked në bazë të të cilit veprojnë këto dy fondacione u themelua para 12 vitesh dhe tani operon në 95 burgje në Britani e Irlandë. Përmes këtij programi janë ndarë mbi 15 mijë libra.
Si pjesë e këtij projekti, disa autorë librash kanë vizituar tashmë grupe të lexuese në burgje.
Përgjegjësja ekzekutive e fondacionit Booker Prize, Gaby Wood me këtë rast ka thënë se gjatë këtyre viteve pune kanë pasur rezultate të mira. E muajin e kaluar i bënë ftesë edhe Dua Lipës që t’i vizitojë të burgosurat atje. Sipas saj, Lipa është përkrahëse e madhe e lexuesve, dhe e cila së fundmi lansoi klubin e saj të librit.
Dua Lipa në anën tjetër ka thënë se e ka ditur se ishte grupi i lexueseve, se do të takonte shumë gra të cilat janë të interesauara për lexim, gra të cilat kanë ndarë libra me njëra-tjetrën. Ajo ka thënë se ishte me rëndësi të kuptonte se cilët libra ju pëlqen t’i lexojnë, dhe se si libri i bën të ndihen.
Ishte një përvojë shumë interesante, ka thënë Lipa.
Ajo ndihet e priveligjuar që ishte në një sallë me to, ku u ndanë përvojat e tyre rreth leximit./21Media