SHOWBIZ

Mësoni sëmundjet që lufton qumështi i bletës

Tani është momenti që të flasim për qumështin, por për një lloj aq të veçantë dhe të shëndetshëm për trupin tonë, sa mund ta quajmë “eliksir”. Bëhet fjalë për qumështin e bletës, i cili është si “ilaç” për shumë sëmundje si diabeti, kolesteroli, tiroidet e jo vetëm..

Lista e sëmundjeve që trajton

Hipertiroidisëm,
Diabeti,
Hiperkolesterolemi,
Hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta),
Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut,
Sëmundje kronike të mushkërive,
Sëmundje të gojës,
Probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit,
Sëmundje të veshkave, artrite reumatoide,
Probleme me riprodhimin,
Ndihmon në periudhat e premenopauzës etj.
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.

Pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji.

Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë..

Përdorimi i Qumështit të Bletës

Kura popullore me qumësht blete rekomandohet që të konsumohet herët në mëngjes me stomakun bosh. Këshillohet që doza që do të merret fillimisht vendoset poshtë gjuhës, mbahet për 2 minuta dhe më pas kapërdihet.

Rekomandohet të mbahet nën gjuhë pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak. Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj. Megjithatë, rekomandohet që kjo kurë të zgjasë nga 30 deri në 90 ditë dhe më pas ndërpritet. Efektet e saj në organizëm nisin pas dy javësh, pra pas 15 ditësh.

Related posts

Ish-futbollisti i njohur Ricardo Kaka bëhet baba për herë të katërt!

admin

Debate mes Kristit dhe Zhaklinës: Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi

admin

Jeta e përhumbur e Lisa Marie Presley!

admin

Leave a Comment