AKTUALE

BDI-ja e përçarë për ditëlindjen e 21: “Ahmetistët” në Shkup, “Grupi i Zjarrit” në Tetovë

21 vjetori i themelimit, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) e gjen të ndarë në dysh. Derisa “Ahmetistët” nesër (5 qershor) do shënojnë këtë përvjetor në Shkup, “Grupi i Zjarrit” ka zgjedhur Tetovën, shkruan Portalb.mk.

Nga BDI njoftuan se nesër në ora 12:00, kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti organizon panel debat me temën “Fronti evropian” në hotelin Aleksandar Palace në Shkup. Ndërsa më pas në ora 14:00 do të ketë koktej me rastin e 21 vjetorit të BDI-së.

Në të njëjtën orë  (14:00) në Tetovë ditëlindja do të shënohet edhe nga fraksioni i BDI-së, i njohur si grupi i të pakënaqurve në parti apo “Grupi i Zjarrit”. Siç njoftuan ata, kjo ngjarje do të shënohet pranë Pallatit të Kulturës në Tetovë.

Përçarja në BDI filloi që vitin e kaluar. Më 24 shtator 2022 në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, kanë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksuan që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Më 1 prill 2022, pas përfundimit të mbledhjes “Grupi i zjarrit” informoi se do të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së. Ata më 6 prill shpalosën fraksionin e tyre brenda partiak, duke theksuar disa nga arsyet pse nuk janë të kënaqur me udhëheqësinë e BDI-së.

Më 20 maj, BDI njoftoi se Kryesia Qendrore e partisë ka konstatuar “vetëlargimin” nga kryesia qendrore e partisë të pesë anëtarëve të kryesisë që vinin nga “Grupit të Zjarrit”. Ndërkaq, nga “Grupi i Zjarrit” mohuan të jenë vetë përjashtuar.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim u themelua menjëherë pas konfliktit të 2001 në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Mexhiti: Lokacioni në Manastir tani ka rreth 50 deponi të egra, ideja është të krijohet një që nuk do të ketë efekte negative në mjedisin jetësor

Gjyla Halili

MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Energjetikës

Gjyla Halili

Nënshkrimet për President,deri më tani 13 kandidatë

Gjyla Halili

Leave a Comment