KOSOVË

Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore

Bashkimi Evropian ka dënuar veprimet e dhunshme kundër qytetarëve, KFOR-it, policisë e mediave në veri të Kosovës. Ai ka thënë se “dhuna mund të evitohej dhe duhet të evitohet në të ardhmen”.

BE-ja u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të ndërmarrin masa “për depërshkallëzim, të ndalojnë retorikën përçarëse dhe veprimet e mëtejme të pakoordinuara”.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të rrepta. Dështimi për t’i ulur tensionet do të rezultojë me pasoja negative”, thuhet në deklaratën e BE-së.

BE-ja ka shtuar se pret që Kosova menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri dhe që kryetarët e zgjedhur të kryejnë funksionet nga objekte alternative.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur në të katër komunat, dhe ato të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë”.

Teksa, ka shprehur shqetësimin mbi ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë serbe.

“Bashkimi Evropian, pret nga Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të gjetur zgjidhje për situatën në veri, që garanton siguri dhe pjesëmarrje për të gjithë qytetarët. Diçka e tillë hap rrugë për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit. Kjo përfshin edhe nisjen, pa asnjë vonesë tjetër, dhe pa parakushte të punës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, është thënë mes tjerash në thirrjen e bllokut evropian.

Banner

Related posts

Do t’i bëjë lëmsh komunat

admin

Rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar, serbët në veri po hezitojnë

Gjyla Halili

Dorëhiqen 40 zyrtarë policorë në Kosovë për shkak të pagave të ulëta

admin

Leave a Comment