KOSOVË

Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të rinj dhe se sipas tij, ndërtesat e komunave atje janë asete të Kosovës.

Kurti tha se sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar, teksa shtoi se të gjitha komunitetet duhet të çlirohen prej elementeve me ideologji ekstremiste.

“Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet. Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, tha Kurti.

Banner

Related posts

Qeveria serbe njofton ashpërsimin e masave për posedimin e armëve

admin

FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje

admin

Vetëvendosja del me një video të re kundër opozitës, flet për “amnistinë e kriminelëve serbë” para 10 vjetësh

admin

Leave a Comment