SHQIPËRI

Familjarët e Ervis Martinajt bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkojnë kthimin e 34 pasurive

Banner

Familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare, Ervis Martinaj, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, me një kërkesë për kthimin e 34 pasurive, të cilat janë konfiskuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK më parë.

Sipas familjarëve të Martinajt, pasuritë janë me burime të ligjshme dhe ato duhet të zhbllokohen.

Çështja ndërkaq pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni.

Më 20 mars, ishte Gjykata e Posaçme e Apelit, ajo e cila la në fuqi vendimin për të sekuestruar 34 pasuri të Ervis Martinajt, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të vënë nën sekuestro pasuritë e të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Prej gushtit të shkuar, Martinaj është shpallur i zhdukur dhe një version zyrtar mbi fatin e tij, ende mungon.

Familjarët ndërkaq, patën kërkuar më 7 mars heqjen e sekuestros, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Apeli i GJKKO-së.

Ishte, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ajo që sekuestroi pasuritë e Ervis Martinajt, i cili është shpallur i zhdukur që prej gjashtë muajve, shkruan AP.

Operacioni është përqendruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, zonë ku ndodhen familjarët e tij.

Urdhri për sekuestrimin e pasurive është firmosur nga vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

Bëhet fjalë për 34 pasuri në total, në zotërim të Martinajt dhe familjarëve të tij.

Përfshihen disa makina, lokale, kompani, apartamente, kazino, toka dhe llogari bankare të fëmijëve.

Ndërkohë në janar ka pasur një kontroll në banesën e tij në Fushë Kuqe.

Banner

Related posts

Rama: Rrisni pagat, po ikin punëtorët! S’ka leje ndërtimi dhe para publike për ata që paguajnë 40.000 lekë

admin

Nëna braktis foshnjën shpallet në kërkim 22-vjeçarja

admin

Vdes 19-vjeçari shqiptar, mbytet në det

admin

Leave a Comment