Leo Messi do të luajë për Al-Hilal. Sipas raportimeve të gazetës katalanase “SPORT”, e cila citon burime brenda klubit Blaugrana – lojtari nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje për rikthimin e tij në Barcelonë.
Prandaj, kampioni argjentinas është afër nënshkrimit me klubin saudit, Al Hilal. Kompania saudite është e gatshme të njoftojë nënshkrimin e Leo Messit të martën më 6 qershor.
Al-Hilal ka caktuar këtë datë si çelësin për të pasur po-në përfundimtare të lojtarit dhe për të qenë në gjendje të aktivizonte të gjithë protokollin e vendosur në mënyrë që lajmi të kishte një jehonë globale dhe, në të njëjtën kohë, të shërbente për të filluar shfaqjen e Arabisë Saudite për botën.
PSG ka bërë të ditur tashmë se kampioni argjentinas nuk do të luajë në Paris sezonin e ardhshëm dhe nga e hëna do të jetë i lirë të nisë një rrugë të re.
Negociatat për rikthimin e Leo Messit nuk kanë qenë të suksesshme – sipas asaj që shkruan “Sport”, Blaugranët nuk janë në gjendje t’i paraqesin atij një ofertë formale duke pasur parasysh problemet e njohura ekonomike.
Dhe për këtë arsye Messi mund të pranojë vërtet ofertën faraonike prej 400 milionë në sezon. Sonte Leo Messi do të luajë ndeshjen e tij të fundit në Parc des Princes me fanellën e PSG kundër Clermont, më pas do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.
/BotaSot/