AKTUALE

Mickoski për korridoret: Gabimet eventuale në projekt do t’i paguajmë ne

Banner

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat shpalosi edhe një vërejtje rreth projektit për ndërtimin e korridoreve. Për Mickoskin problematike është ajo që hulumtimet gjeologjike në terrenin për rrugët ka filluar gjatë ditës së djeshme, shkruan Alsat.

“Dje pamë në terren makineri shpimi, me të cilat fillojnë punët hulumtuese gjeologjike. Pa punë hulumtuese, pa gjeologji, ju nuk keni projekt. Ndërsa, si do të bëni diçka për të cilën keni një para-marrje (avans) prej 200 milion eurove në rast se nuk keni projekt…shumë do të kisha dashur të shoh, kur të vijnë në radhë viaduktet dhe tunelet dhe kur hulumtimet të tregojnë se në atë seksion nuk mund të ndërtohet…por edhe këtu janë mbrojtur nga kompania. Nuk kam asgjë kundër kompanisë, ajo i ka mbrojtur interesat e veta…thonë – edhe gabimet në projektim do t’i paguani”, tha Micksoki.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti takoi artistët në Akuaduktin e Shkupit

Gjyla Halili

“Urime vetja ime” – kështu e uron veten Saranda Teresa Bruno, e njohur nga publiku si Saranda Ademi

Gjyla Halili

VLEN: Pas rritjes së pensioneve dhe pagave të mësimdhënësve, vijojmë me rritjen e pagës minimale!

Gjyla Halili

Leave a Comment