Në Japoni për të sfiduar Ronaldon.
Zikaltrit e Zsimone Inzaghi do të marrin pjesë në një turne veror në Lindje, ku më 27 korrik do të përballet me Al Nassr, skuadrën saudite ku luan CR7 (që vetëm dje konfirmoi se do të qëndrojë sërish në Riad sezonin e ardhshëm), në “Yanmar Stadium Nagai” të Osaka; për të kaluar më pas në Tokio, ku më 1 gusht do të përballet me PSG e Kylian Mbappe në stadiumin kombëtar të kryeqytetit.
Përveç miqësoreve, Interi do të organizojë disa aktivitete kushtuar bazës së tifozëve vendas, e cila ka më shumë se 1.5 milionë tifozë besnikë zikaltër, mjaft prej të cilëve të organizuar në “Inter Club Tokyo”.
Pothuajse 200 fëmijët e “Inter Academy Japan”, një projekt aktiv që nga viti 2014, dhe disa partnerë zikaltër do të përfshihen gjithashtu gjatë turneut. Al Nassr në vend të kësaj ka komunikuar se do të zhvillojë përgatitjet parasezonale në Portugali nga 3 deri më 21 korrik.
/BotaSot/