SPORT

United bën gati shkëmbimin me Chelsea-n

Manchester United dhe Chelsea po përgatiten për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh.

“Djajtë e kuq” synojnë të sjellin në “Old Trafford” mesfushorin Mason Mount, i cili kushton rreth 70 milionë euro.

Për të zbutur sadopak këtë shumë, Manchester United do të ofrojë në shkëmbim mbrojtësin Harry Maguire.

Ky i fundit do të lërë “Djajtë e Kuq”, pasi nuk aktivizohet më nga trajneri Erik ten Hag, ndaj dhe ka pranuar të jetë pjesë e marrëveshjes.

Të dy lojtarët, Maguire dhe Mount, janë pjesë e kombëtares angleze. Për momentin Chelsea nuk ka dhënë një përgjigje nëse e pranon këtë shkëmbim, duke qenë se ka mjaft lojtarë në formacion dhe që do të lënë klubin këtë verë.

Gjithsesi, palët janë duke diskutuar, teksa ky shkëmbim do të shoqërohet edhe me një shumë parash që Manchester United do të paguajë për të përfituar shërbimet e Mount.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Roma mposht Real Sociedadin, shënon Marash Kumbulla

admin

Inter heq dorë nga Trubin, talenti ukrainas firmos me “shqiponjat” e Lisbonës

admin

Italia i jep sot lamtumirën ish-presidentit të Milanit

admin

Leave a Comment