SPORT

Te Red Bull shpallin që në qershor kampionin

Banner

Helmut Marko, një nga drejtuesit e makinës Red Bull, është shprehur se titullin kampion për pilotë në Formula 1 këtë sezon do ta fitojë Max Verstappen.

Ai shprehet se gara për këtë titill është e mbyllur, duke thënë se as shoku i tij i skuadrës Sergio Perez nuk është në gjendje ta rivalizojë.

“Kur e krahasova Max me Senna njerëzit qeshën me mua, por ai është rritur ndjeshëm si pilot dhe si njeri.

Xhiroja e jashtëzakonshme që patë në Montekarlo ishte e njëjtë me atë të Ayrton. Max është më i miri në çdo lloj piste”, tha Marko për mediat.

Ai ka hedhur poshtë çdo mundësi që Perez të rivalizojë dy herë kampionin e botës.

“Në realitet, gara për titullin ka përfunduar që tani. Max nuk e ka konsideruar kurrë Perez si një kërcënim serioz.

Edhe ne nuk shohim asgjë te Perez që mund ta pengojë Max të fitojë titullin”, u shpreh Marko.

“Do të garojmë në Barcelonë këtë fundjavë, ku zakonisht jemi favoritë. Nuk më shqetësojnë risitë që do të sjellin rivalët, por të shohim. Nuk besoj se do të arrijnë nivelin tonë”, tha Helmut Marko.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Inter fiton derbin përballë Milan, vazhdon garën për titull

admin

Leon Dajaku, lojtari më vendimtar në elitën e futbollit kroat për minutat e zhvilluara

Gjyla Halili

Trajneri Emin Bajrami po shkëlqen me Ulpianën, shkruan historinë duke i fituar pesë ndeshje me përmbysje

admin

Leave a Comment