AKTUALE

Drejtori Selami viziton laboratorin për presion

LABORATORI PËR PRESION

Paisjet për kalibrim në Laboratorinë për Presion janë nga prodhuesi DH-Budenberg.
Laboratoria për presion disponon këto paisje të mëposhtme:

  • Modeli Presion Balance: 5500
    ( diapazoni i insturmentit matës: 0-5000 bar )
  • Modeli Presion Balance: 5306
    ( diapazoni i insturmentit matës: 0-5000 bar )
  • Modeli testues i peshës së vajtur: 580DX
    ( diapazoni i insturmentit matës: 0-1200 bar )
  • Modeli i Kontrolluesit të Presionit: GPC3
    ( diapazoni i insturmentit matës: : 0 – 2.5 bar gauge / 1.25 mbar – 3.5 bar absolut )
  • Modeli automatik balancer i presionit: DPG8
    ( diapazoni i insturmentit matës: 0 – 1.6 bar gauge)
  • Modeli i kalibratorit portativ me presion:PPS40
    ( diapazoni i insturmentit matës: 0-400 bar )

Qëllimi kryesor i Laboratorisë për Presion është të vendosë dhe të mirëmbajë standardin primar për realizimin e njësisë matëse të madhësisë bazë në sistemin e dhënë të madhësive të presionit, Pascal. Përveç kësaj, Laboratori synon të përfshihet në zhvillimin e procedurave të ndryshme për kryerjen e proceseve të kalibrimit në laboratorë të rangut më të ulët si dhe për përdoruesit përfundimtarë (klientët).
Një nga detyrat primare të Laboratorisë është të kontribuojë në zhvillimin shkencor dhe teknik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Laboratori për Presion është e akredituar nga muaji Janar i vitit 2019, nga ana e Institutit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardin MKS EN ISO/IEC 17025:2006, dhe në vazhdimësi i njëjti Akreditim mbahet edhe në përputhje me ndryshimin e standardit të mësipërm, me standardin e ri të rishikuar MKS EN. ISO/IEC 17025:2018.
Deri tash Laboratoria ka të zbatuar krahasim laboratorik dypalësh me institutin metrologjik të Republikës së Turqisë (UME TUBITAK).
Në vitin 2014, Laboratori i Presionit mori pjesë në krahasim laboratorik që është regjistruar në Euramet si: Euramet 1252- Krahasimi I matësve digjital të presionit në intervalin prej 10MPa deri në 100 MPa të presionit të lëngut. Në këtë krahasim laboratorik morën pjesë 15 laboratorë nga Evropa dhe Azia. Rezultatet u prezantuan para komitit teknik që u mbajt në prill të vitit 2018 në Dublin, Republika e Irlandës. Me rezultatet e arritura, laboratori dëshmoi arritjen e tij të lartë në fushën e presionit.
Në vitin 2021, Laboratori mori pjesë në projekt kërkimor të programit evropian të metrologjisë për inovacion dhe kërkim (EMPIR) ME EMËRTIMIN 20SCP02 CEFTON, që referohet për nevojë të regullimit ligjor për verifikim dhe kalibrim të paisjeve matëse, që masin presionin e syrit.
Projekti zgjati 18 muaj dhe I njëjti u përfundua me sukses më 1 mars 2023. Koordinator i këtij projekti ishte Instituti Metrologjik i Çekisë.

Related posts

ALI AHMETI, USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE KORIDORI 8

admin

Deputetët rekorderë/ Grupi parlamentar i VMRO inkason nga paratë e qytetarëve 132.000 euro për harxhimet e rrugës

admin

VLEN: Në Qeverinë e ardhshme ne jemi garanca për ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

Leave a Comment