KOSOVË

Vazhdojnë protestat e serbëve në veri të Kosovës/ BE-ja rrit presionin diplomatik mbi Kosovën

Banner

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë vazhduar edhe sot, për të pestën ditë me radhë. Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët paraprake. Aleanca ushtarake e NATO-s ka rritur praninë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pas tensioneve që ka shkaktuar hyrja e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën. Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri. Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën: Zgjedhje të reja, të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to si dhe të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Banner

Related posts

Priten pasoja nëse nuk zbatohet Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Veri i Kosovës, KFOR nis bisedimet me protestuesit për t’u shpërndarë

admin

Vritet në mënyrë monstruoze anëtari i grupit mafioz në Podgoricë

admin

Leave a Comment