KOSOVË

Protestat e serbëve vazhdojnë, BE-ja rrit presionin diplomatik mbi Kosovën

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vazhdojnë edhe sot, për të pestën ditë me radhë.

Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët paraprake. Aleanca ushtarake e NATO-s ka rritur praninë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pas tensioneve që ka shkaktuar hyrja e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën.

Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.

Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën: Zgjedhje të reja, të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to si dhe të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell./TCH

Banner

Related posts

DASH u bën sërish thirrje palëve që të ulin tensionet në veri të Kosovës

admin

Pjesëmarrja deri në orën 8.00 është 1.29 %

admin

Konjufca: Vërejtjet e ShBA-së s’kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë

Gjyla Halili

Leave a Comment