KOSOVË

Kurti merr telefonatë nga administrata Biden, “pranon” zgjedhjet e reja në veri

Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur se bandat e sponsorizuara nga Beogradi duhet ta ndalojnë menjëherë dhunën në veri të Kosovës.

Ai ka biseduar me zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare në administratën Biden, Jonathan Finer, duke i thënë se është i përkushtuar të punojë me SHBA-së “në çlirimin e zhvillimin e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit”.

Ai tha se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.

“Kjo kërkon fundin e menjëhershëm të dhunës nga bandat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja.

“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në “Twitter”.

Related posts

​24 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

admin

Lajçak në Prishtinë, për të gjetur rrugën për de-përshkallëzimin e situatës

admin

Varhelyi nesër në Kosovë, takime me krerët e shtetit dhe opozitën

admin

Leave a Comment