KOSOVË

Treguan shpirtin e tyre të madh evropian

Banner

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur falenderimet e tij për presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, teksa këtë të enjte në Moldavi, ata ndërmjetësuan një takim me presidentes së Kosovës,. Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Macron dhe Scholz kanë treguar shpirtin e tyre të madh evropian.

“Nuk mund të falënderoj sa duhet Emmanuel Macron dhe kancelarin Scholz për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit!”, shkroi Rama në Twitter.

Banner

Related posts

Policia e Kosovës njofton se pesë persona janë arrestuar në veri

admin

Konjufca uron Xhaferin: Kryeministri shqiptar thyen një barrierë të perceptimit për këdo

Gjyla Halili

​24 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

admin

Leave a Comment