KOSOVË

Disa kosovarë janë arrestuar në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka ftuar qytetarët e vendit që të shmangin kalimin nëpër Serbi.

Kjo kërkesë e MPJD-së vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, teksa ka bërë të kenë pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më tej, Ministria tha se “duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, qytetarët ftohen të përdorin rrugë alternative për udhëtim”.

Banner

Related posts

Kryeministrja e Danimarkës viziton Tiranën

admin

Synojnë Maqedoninë, klubi i Novi Pazarit do të kalojë transit nëpër Kosovë

admin

Është koha që të zbatohet Marrëveshja bazike e të qetësohet situata në veri

admin

Leave a Comment