SHQIPËRI

“Kërset grushti” në plazhin shqiptar ende pa filluar sezona- kjo është arsyeja

Pa nisur ende mirë sezoni veror, rikthehen edhe sherret për tokat e shezlonget në bregdetet.

Sipas Policisë, disa persona kanë dhunuar një 64-vjeçar, duke e goditur me mjete të forta e më pas i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve. Policia ka shpallur në kërkim dy personat që dhunuan të moshuarin.

Policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 31 vjeçar, si dhe shpallën në kërkim dy të rinjt të tjerë 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 64 vjeçar, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve, raporton noa.

“Vijon puna për kapjen e dy të rinjve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Ndërron jetë avokati i njohur

admin

Grubi: Vetëm Rusisë i konvenon qe te kemi vatra zjarri ne Ballkan

admin

Greqia kërcënon me veto Shqipërinë

admin

Leave a Comment