Pensionisti i BFI Shaqir Fetai, për të realizuar me çdo kusht “haxhin 2023” e që e kishte filluar që nga janari i këtij viti në mënyrë tinzare dhe me intigra djallëzore me atë që vet e quan hajdutë të haxhit pra me Irsal Jakupin, imagjinon PUÇ në BFI.
Shkruan: Muhamer Veseli
Çfarë ndodhi…!?
Papritur me fillimin e aktiviteteve të muajit të shenjtë të ramazanit, mbrenda nate marim ftesën për mbledhje të Rijasetit me datë 29.03.2023 në të cilën mbledhje do të diskutohet reth çmimit të aranzhmanit të haxhit 2023, e që për herë të parë në historikun e BFI të mbahet mbledhje gjatë muajit të ramazanit në të cilën do të diskohet çmimi i aranzhmanit të haxhit, mbledhje e cila kaloi në atmosferë të tensionuar, sa që anëtar të rijasetit në mënyrë demostrative leshuan mbledhjen.
Në fund të muajit të ramazanit Shaqir Fetai plotëson kushtet ligjore për pensionim, dhe normal që pas festave të fitër-bajramit do të duheshte të konvokon mbledhje të rijasetit në të cilën do të diskutohet dhe të vendoset për statusin e tij, dihet fakti i pakontestueshëm që shumica e anëtarëve të Rijasetit ishin të qëndrimit që Shaqir Fetai të pensionohet.
Mbrenda kësaj periudhe kohore, qarkullojnë lajme në media se Shaqir Fetait nga gazetar ju paskan parashtruar disa pyetje, e të cilat pyetje më vonë ju bënë edhe në mënyrë publike.
Në një publikim gazetaresk me 8 maj 2023 në Tetova Sot dhe media të tjera Shaqir Fetai pyetet publikisht, cilat janë arsyet “e sigurisë së fortë” dhe qëllimi që mbrohet edhe në përcjellje nga pjesëtar të MPB, dhe për arsyet e kësaj sigurie a e ka të informuar ndonjëher Rijasetin. Më pas cilat janë aryset që në mënyrë permanente shkel kushtetutën e BFI-së duke mos konvokuar mbledhje të rregullta të Rijasetit, kur dihet që kategori kushtetuese është që Rijaseti të mban mbledhje më së paku një herë në muaj, cilat janë arsyet që gjatë vitit 2021 ka të mbajtur vetëm 3 mbledhje, e gjatë vitit 2022 vetëm dy. Më tej Shaqir Fetai pyetet a ka të shkelur rregulloren për punë finansiare të BFI-së gjstë veprimtarisē së tij. Gjithashtu ju kishte parashtruar pyetja pasi ka mbushur moshën e pensionimit a do të tërhiqet nga posti, nëse jo si do të reflektom kjo në BFI. Shaqir Fetai nuk përgjigjet as në pyetjen se cilat janë arsyet që Sekretri i Përgjithshëm Irsal Jakupi shpesh viziton Bullgarinë në përcjellje të një personi që nuk është i punësuar në BFI, kush është ai oerson, a ka njihuri, dhe pse ata vizita të shoeshta në Bullgari Irsal Jakupi i bën me veturë zyrtare të BFI-së. Si dhe në pyetjen se cilat janë arsyet që ka penguar për një vit të plotë mbledhjen konstituive të Kuvendit të BFI si organ juridiko-administrativ dhe ekonomiko-finasiar të BFI.
haxhit” në funkcionim e BFI “Rijaseti konvokon mbledhje më paku një her në muaj” dhe si organ kushtetues “emëron, zëvendëson dhe shkarkon anëtarët e Rijasetit” pra nga kjo nënkuptohen arsyet e Shaqos për të shkarkuar anëtar të Rijasetit në mënyrë anti kushtetuese, pasi nuk kishte më shumicë në radhët e Rijasetit, dhe kjo veprimtari e shaqojos padyshim se bartë edhe përgjegjësi penale nga e cila nuk do të shpëton.
Të gjithë këtë katrahur në BFI e shkakton Shaqir Fetai vetëm e vetëm me çdo kusht të organizon haxhin 2023, duke i ikur mbledhjes së Rijasetit për pensionimin e tij, shkon deri në atë nivel se dikush paska përgaditur puç në BFI, e të njejtën vet e mohon të nesrmën, shtrohet pyetja çfarë ju dasht e gjithë kjo imagjinatë djallëzore e puçit…? Apo deshti më këtë të justifikon puçin e tij ndaj Rijasetit.
ASGJË SKA PËRFUNDUAR, ÇDO GJË KA FILLUAR…. !
Anëtarët e Rijasetit në katrahurën e shkaktuar nga pensionisti Shaqir Fetai, u përcaktuan për heshtje, zgjidhjen e shohin vetëm në mënyrë kushtetuese, ligjore dhe institucionale.
Pensionisti xha Shaqoja sikur ka haruar se BFI ka kushtetutë dhe normativë, dhe se bashkësitë fetare në vend veprimtarinë e tyre e kryejnë në pajtim me dispozitat ligjore pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut. E këtu nuk zënë vend ëndërrat, ankthet, manipulimet, shpifjet, trillimet, imagjinatat dhe veprimtaritë djallëzore të Shaqojos.
Në afat të paraparë ligjor në arkivin e BFI-së janë dorëzuar ankesat drejtuar Rijasetit të BFI-së kundër vendimeve skalndaloze antikushtetuese, anti ligjore të ndërmarura nga pensionisti Shaqir Fetai. Në këtë drejtim në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit të ankesave, Rijaseti duhet të konvokon mbledhje në shqyrtimin e të njejtave, dhe të sjellë vendimin përfundimtar. Për të konvokuar mbledhje duhet të dërgohen ftesë për mbledhje, me rend dite të mbledhjes, datës dhe orës së mbajtjes së mbledhjes, për të gjithë anëtarët e Rijasetit, nëse ka shumicë pensionisti shaqoja ska kurfarë arsye të frikohet. BFI nuk është pronë private e askujt. Mos ftesa e ndonjë anëtari të përbërjes së Rijasetit bartë dhe përgjegjësi juridike.
Gjithashtu ndaj pensionistit Shaqir Fetait është ngritur proçedurë edhe në Prokurorinë Themelore të Shkupit ku janë ofruar dëshmi për veprimtari antiligjore të ndërmarura nga Shaqir Fetai, dhe padyshim se në afat sa më të shkurtë kohor pritet që prokuroria themelore e shkupit në bazë të ligjit për procedurë penale të ndërmarë masa konrete në këtë drejtim, për përcaktimin e masave të kujdesit, respektivisht përcaktim të masave të ndërmarjes së aktiviteteve të lidhura me veprën penale që ndëshkojnë të drejtat e palëve të dëmtuara dhe veprimet e dëmit materijal.
Në sferën e dispozitave ligjore pozitive në vend, palët e dëmtuara pritet që në bazë të kodit civil dhe ligjit për marëdhënie pune, me padi ti drejtohen edhe gjykatës civile – Shkup, si dhe në inspektoratin shtetëror të punës në RMV.
Padyshim se disa do të zhgënjehen tejet mase, e disa do të turpërohen përgjithmonë, let ju mbetet për nder, por një është e ditur se pensionisti Shaqir Fetai i cili bëri puç ndaj Rijasetit, veç më shkon në shtëpi….. thjesh, asgjë ska përfunduar, çdo gjë ka filluar…?
(Autori është Drejtor i Agjencisë për Hallall Standard dhe anëtar i Rijasetit të BFI-së.)