KOSOVË

Autoritetet e Kosovës njoftojnë për arrestimin e veteranit serb që kishte luftuar në Koshare

Banner

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se është arrestuar veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq pas hyrjes në Kosovës.

Sveçla  ka deklaruar e ai ishte sjell te kufiri me Kosovën nga deputeti ultra-nacionalist serb Erak Strahinja, që i përket një partie pro-ruse të ekstremit të djathtë.

Sveçla ka bërë të ditur se Jevtiq kishte luftuar në Koshare me ushtrinë serbe.

“Në luftën e Kosovës, ai po ashtu kishte luftuar në Koshare. Ai me krenari mban medaljet e Kasapit të Ballkanit, Millosheviqit. Para se të vinte në Kosovë, ai shpërndante broshura te veteranët për t’i mobilizuar për ‘çlirimin final të tokës së shenjtë’”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se mbrëmjen e së dielës, ai ishte parë me një grup njerëzish të tjerë, përfshirë Strajinjën, duke kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Jevtiq identifikohet si serb dhe si rus, dhe hapur mbështetë agresionin rus në Ukrainë me simbolin Z”, ka shtuar ministri

Banner

Related posts

Mbyllet përkohësisht hapësira ajrore e Mbretërisë së Bashkuar, shkak problemet teknike në sistem

admin

Kapen 5.3 tonë kokainë, një shqiptar në mesin e të arrestuarve (VIDEO)

admin

Shefi i OSBE-së, Bujar Osmani i dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

admin

Leave a Comment