AKTUALE

Kryeministri Kovaçevski në takim të Komunitetit Politik Ndërkombëtar në Kishinjev

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot do të marrë pjesë në takimin e dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinjev, Moldavi.

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian do të marrin pjesë 47 liderë, mes të cilëve liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia, Norvegjia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian dhe të tjerë.

Siç bënë të ditur nga pres shërbimi qeveritar, Kovaçevski, përveç pjesëmarrjes në tryezën e rrumbullakët  në temë për energjinë dhe lidhjen, do të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe mes të cilëve me kryetaren e Parlamentit Evropian Roberta Mecola, kryeministren e Danimarkës Mete Federiksen, nikoqirin kryeministrin e Moldavisë, Dorin Reçan.

 “Programi përmban tryeza të rrumbullakëta paralele ku do të zhvillohen diskutime lidhur me çështjet aktuale që lidhen me sigurimin e infrastrukturës kryesore; forcimin e luftës kundër sulmeve kibernetike, zhvillimin e një politike të përbashkët energjetike pan-evropiane dhe shqyrtimin e  mundësisë për më shumë shkëmbime universitare dhe studentore. Fokusi kryesor i bisedimeve do të jetë në tri temat e mëposhtme: përpjekjet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë; rezistencën energjetike dhe aksionin klimatik; dhe ndërlidhjet e ndërsjella në Evropë për një kontinent më të lidhur dhe më të qëndrueshëm”, bënë të ditur nga pres shërbimi qeveritar. 

Related posts

Gazetari Nevrij Ademi i çon selam Adnan Azizit

Gjyla Halili

Rritje e ngadaltë, por e vazhdueshme e kredive problematike

Gjyla Halili

BDI: Asnjë kërcënim, shnatazh e shpifje nuk na bën të dorëzohemi nga misioni fisnik

Gjyla Halili

Leave a Comment