Dy policë janë dhunuar në Sarandë, pasi kanë tentuar të arrestojnë një 23-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtepi” për “prodhim dhe shitje të lendeve narkotike”.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme. 23-vjeçari Perikli Naçi, i cili është me masën “arrest në shtëpi”, ndodhej jashtë godinës kur është pikasur nga dy policët.
Ata i janë afruar për ta arrestuar, por 23-vjeçari është kundërpërgjigjur duke i dhunuar. Bëhet me dije se bashkë me Naçin kanë qenë edhe disa shokë të tij.
Më pas forca të shumta të policisë kanë shoqëruar të dyshuarin bashkë me disa persona të tjerë në Komisariatin e Sarandës ku po kryhen veprimet hetimore.
Dy efektivët janë transportuar në spitalin e Sarandës, ku po marrin mjekimin e duhur.
Naçi rezulton i arrestuar një vit më parë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa gjykata kishte dhënë masën “arrest në shtëpi” për të.
Njoftimi policise
Shkojnë për të kapur një person që kishte thyer masën e sigurisë, dhunohen dy oficerë të policisë së Sarandës. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme.
Oficerët e policisë kanë pikasur 23-vjeçarin Perikli Naci jashtë banesës së tij. Ndaj Gjykata e Gjirokastrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtepi” për “prodhim dhe shitje të lendeve narkotike”.
Mësohet se më 16 prill ai ishte kapur nga policia jashtë banesës, por serish Gjykata e Sarandës kishte vendosur masën “Arrest ne shtëpi”. Pasditen e djeshme i riu ishte pikasur sërish nga policia jashtë banese. Në tentativë për ta ndaluar, Naci sëbashku me shtetas të tjerë ka goditur punonjësit e policisë duke iu shkaktuar dëmtime fizike për të cilat kane marrë mjekim në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.
Forca të shumta të policisë kanë shoqëruar të dyshuarin bashkë me disa persona të tjerë në Komisariatin e Sarandës ku po kryhen veprimet hetimore./albeu.com/