AKTUALE

Kryetari i Çairit Visar Ganiu me Presidentin Pendarovski në një manifestim arsimor

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu, sot ishte mikpritës i presidentit Stevo Pendarovski, me ç’rast morën pjesë në “Ditën e hapur” të Shkollës së Mesme që gjendet në Komunën e Çairit, “Cvetan Dimov”.

Kryetari Ganiu ka shkruar se “shoqëria ka nevojë për gjenerata të shëndosha, mirë të edukuara, mirë të emancipuara”.

Postimi i plotë:

Edhe sot Çairi ynë ishte i nderuar, kësaj radhe me vizitën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Së bashku me presidentin, drejtorin Sakip Axhami profesor e nxënës morëm pjesë në “Ditën e hapur” të Shkollës së Mesme që gjendet në Komunën e Çairit, “Cvetan Dimov”. Gjatë eventit theksova se sot nuk u promovuan vetëm drejtimet e këtij institucioni arsimor, por u ngrit vetëdija e nxënësve se është gjë shumë e shkëlqyeshme të mësoni në një shkollë siç është “Cvetan Dimov” sepse shumë më herët filloni edhe profesionalizimin dhe përgatitjen për një të ardhme të ndritshme. E nga ana tjetër shoqëria ka nevojë për gjenerata të shëndosha, mirë të edukuara, mirë të emancipuara.

Banner

Related posts

Kujdesi amerikan për lidershipin e Bujar Osmanit

Gjyla Halili

VMRO e quan dyfytyrësi deklaratën e Talat Xhaferit për kodin zgjedhor

Gjyla Halili

BDI: Balancuesi solli përfaqësim, VLEN po sjell përjashtim

Gjyla Halili

Leave a Comment