BOTA

Shkon në 53 numri i viktimave në Peru, pas protestave antiqeveritare

Peruja është përfshirë nga protesta të dhunshme, për shkak të zemërimit të paqëndrueshmërisë politike dhe rritjen e numrit të vdekurve.

Mijëra oficerë ishin në krye të detyrës për të ndalur protestuesit në kryeqytetin Lima dhe në qytetin Arequipa.

Zemërimi i shkaktuar fillimisht nga paqëndrueshmëria politike e vendit është rritur vetëm pasi numri i të vdekurve rritet. Të paktën 53 persona kanë vdekur në trazirat që nga fillimi i lëvizjes protestuese të Perusë në dhjetor dhe 772 të tjerë janë plagosur.

Tymi u pa nga fushat përreth aeroportit ndërkombëtar të Arequipa-s, i cili pezulloi fluturimet ditën e sotme, pasi disa njerëz u përpoqën të rrëzonin gardhet, sipas pamjeve të drejtpërdrejta nga qyteti. Protestuesit bërtisnin “vrasës” ndaj policisë që po përparonte dhe hodhën gurë.

Kjo është protesta më e dhunshme, e cila shpërtheu pas përmbysjes në dhjetor të ish-presidentit Pedro Castillo, ndërsa protestuesit që kundërshtojnë qeverinë aktuale bëjnë thirrje për ndryshime politike.

Protestuesit kanë marshuar drejt kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e presidentes Dina Boluarte dhe bënë thirrje për zgjedhje të përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur, duke sfiduar gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur nga qeveria të dielën.

Autoritetet janë akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar kundër protestuesve, përfshirë armët e zjarrit, javët e fundit. Autopsitë e 17 civilëve të vdekur, të vrarë gjatë protestave në qytetin Juliaca, gjetën plagë të shkaktuara nga predha me armë zjarri. CNN

Related posts

Pakistani paralajmëron talibanët afganë kundër strehimit të militantëve

admin

Marok, banorët gërrmojnë me duar në rrënoja: Ndihmat priten me rezerva!

admin

Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Gjyla Halili

Leave a Comment