SHQIPËRI

Vllasi: Vuçiq po i mban peng serbët e veriut

Analisti politik Azem Vllasi, ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Vllasi ka folur edhe për pasojat që ka marrë Kosova rreth anulimimit të pjesëmarrjes në stërvitjet “Defender Europe 2023”.

“Amerikanët kanë investuar shumë në çlirimin e Kosovës dhe në shtetbërjen e Kosovës. Gjithsesi janë të interesuar që të ruhet paqja, mos të ketë trazira dhe skena çfarë kemi parë këto ditë në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, duhet konsideruar vërejtjet dhe sugjerimet që vijnë nga  ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. Tutje,  Vllasi tha se provokimet në veri është duke i shkaktuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Vllasit, Vuçiqi tani ka problem në Serbi dhe kjo që ndodhi faktikisht në Kosovë, sipas tij ishte një shërbim për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme drejt Kosovës.

“Ndoshta edhe këtu e kanë shqetësimin amerikanët, prandaj mos të preokupohemi me to se çka ka thënë edhe si ka reaguar ambasadori amerikan, por t’i trajtojmë çështjet ashtu siç janë”, tha ai.

Vllasi ka shtuar se Vuçiq po i mban serbët e veriut peng.

“Ata asnjë veprim nuk e bëjnë pa direktivën e Vuçiqit. Duhet të dihet se as Policia e Kosovës dhe as KFOR-i nuk i kanë sulmuar qytetarët serbë, por kanë qenë të sulmuar prej bandave të cilat janë të dirigjuara, e që janë në lidhje me Vuçiqin. Ditët në vijim do të sqarohet çdo gjë. Nuk duhet për asgjë të reagohet me nervozizëm. Çdo gjë do të vijë në vend të vet”, ka pohuar Vllasi./RTK

Related posts

Zgjedhjet e 14 majit/ Takimi me Misionin e ODIHR, Celibashi: Garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë

admin

Samiti i Buchas, Xhaçka: Jemi bërë dëshmitarë të krimeve të kryera nga forcat ruse

admin

Kandidatët e PS për bashkitë! Mblidhet kryesia socialiste për emrat që do garojnë në 14 Maj

admin

Leave a Comment