KOSOVË

Integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm, autoritetet e Kosovës të koordinohen me SHBA-të dhe BE-në

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, përcjell TV 21.  Grubi thotë se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm, ndërkaq apelon te autoritetet e Kosovës që të koordinohen me SHBA-të dhe BE-në.

“Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar. Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit. Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Grubi. 

Banner

Related posts

Ndryshime tektonike në veri të Kosovës

admin

Osmani falënderon SHBA-në për lirimin e policëve

admin

Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona

admin

Leave a Comment