SPORT

FC Ferizaj: Po punojmë në lagje e fshat për të mobilizuar në tërësi tifozërinë

Ferizaj po përgatitet për sfidën jetike, për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës. 

Sfida po afrohet, ndërsa presioni po rritet gjithnjë e më shumë. tek ferizajasit.

Ferizaj ndeshet në barazh me Lirinë e Prizrenit.

“Sot në ambientet e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për ndeshjen e barazhit ndaj KF Lirisë. 

Kësisoj, me datë 4 qershor, në ndeshjen e barazhit në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, skuadra jonë do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase. 

Një atmosferë e zjarrtë pritet që të krijohet nga tifozëria jonë “Ujqit”, të cilët janë duke punuar në secilën lagje e fshat për të mobilizuar në tërësi tifozërinë”, thuhet në njoftimin e FC Ferizaj.

/BotaSot/

Related posts

Sampaoli sqaron situatën e Januzajt

admin

Ukrainasi Mudryk në rrjetet sociale: Jam luftëtar që në fund i fitoj të gjitha betejat…

admin

Kosova me katër gjyqtarë të licencuar në FIBA

admin

Leave a Comment