SHQIPËRI

Politikani serb: Transportuesit shqiptarë që sollën serbët në tubimin në Beograd, të trajtohen si tanët

Banner

Vladimir Gjukanoviq, pjesë e kryesisë së Partisë Progresiste Serbe të cilën e udhëhiqte deri vonë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kompanitë e autobusëve që sollën serbët e veriut në tubim të Vuçiqit duhet të trajtohen si “agjenci tona”.

Siç raporton Danas, i pyetur se në çfarë forme paguhen shërbimet e kompanive nga Kosova, ai tha se këtë pyetje duhej parashtruar serbëve nga veriu që morën pjesë në tubim.

“Ka pasur autobusë nga Bullgaria, Rumania… Serbët tanë në Kosovë ia dolë. Duhet t’i pyesni ata”, deklaroi ai.

“Më vjen mirë që transportuesit shqiptarë, disa nga agjencitë e tyre të udhëtimit, duan të vijnë e të enden me veturë nëpër Serbi dhe të lënë paratë e tyre këtu. Pra, ne nuk kemi asgjë kundër kësaj, ne e trajtojmë atë sikur të ishte një krahinë jugore serbe”, deklaroi më tej ai.

Banner

Related posts

E rëndë në Kukës| Regjistroi të miturën inekzistente, më pas e shpalli të vdekur

admin

Errësohet gjendja në selinë e partisë së Erdoganit, po i bie bilanci i votave nën 50%

admin

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Scholz: Ky proces do të përfundojë me sukses      

admin

Leave a Comment