KOSOVË

Kosova t’i pezullojë operacionet e policisë në veri! Jam duke punuar për takim urgjent Kurti-Vuçiq

Banner

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se është duke punuar që të organizojë një takim urgjent mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq pas ngjarjeve në Veri.

“Presim nga palët që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të situatës dhe të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët.  Për këtë jam duke punuar në organizimin e një takimi urgjent të nivelit të lartë”, tha ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin malazez.

Ai tha se Kosova duhet t’i pezullojë operacionet e policisë së saj rreth ndërtesave të komunave në veri të Kosovës, si hap i parë për uljen e tensioneve.

“Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës, që e kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme”, tha Borrell për gazetarët në Bruksel.

“Ne, si BE qëndrojmë prapa NATO-s dhe KFOR-it në përmbushjen e mandatit, në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, shtoi ai.

Banner

Related posts

Erdogani lë pas sëmundjen dhe vesh “kostumin” e pilotit: Ju prezantoj KAAN-in

admin

Vuçiçi sulmon Perëndimin për zgjedhjet në veriun e Kosovës

admin

Meloni u ngrys pas videos së turistëve që nuk paguan

admin

Leave a Comment